OBSH-ja miraton për përdorim emergjent vaksinën CoronaVac
01 qershor 2021
| 19:42
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kundër Covidit të kompanisë Sinovac, CoronaVac.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një shënimi në “Facebook” ka njoftuar se OBSH-ja garanton se vaksina plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.
“OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, ka shkruar Manastirliu.