OBSh-ja nis fushatë masive të vaksinimit kundër fruthit në Kongo
Mbi 800 mijë fëmijë do të futen në planin për vaksinim në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i fruthit ka lënë mbi 3 500 njerëz të vdekur këtë vit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dhe Qeveria e Kongos kanë thënë se synojnë që programi urgjent i vaksinimit të kryhet në pak më shumë se një javë.
OBSh-ja ka thënë se epidemia po lëviz më të madhe.
Këtë vit, ajo ka vrarë më shumë qytetarë të Kongos sesa virusi “Ebola”.
Me gjithë raundet e mëparshme të imunizimit, sëmundja është përhapur në çdo pjesë të Kongos.
Mungesa e qasjes rutinore në vaksinim dhe kujdes shëndetësor thuhet se i ka kontribuar problemit.
“Republika Demokratike e Kongos po përjeton një situatë të rëndë, sepse shumë fëmijë e kanë humbur imunizimin rutinor”, ka thënë Deo Nshimirimana, përfaqësues i OBSh-së për Kongon.
Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale, që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe. /Rel/