OBSH-ja paralajmëron Evropën: Masa ose 500 mijë viktima nga Covid deri në mars

21 nëntor 2021 | 19:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën e javëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në Europë.

Në një deklaratë për mediat drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge iu bëri thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.

Sipas Kluge, nëse nuk merren masa urgjente, 500 mijë persona mund të humbasin jetën deri në mars nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.

Prej javësh, shumë vende të Evropës po regjistrojnë shifra të frikshme infektimesh që nuk janë parë asnjëherë që nga nisja e pandemisë.

Kluge tha se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja miqësore ndërmjet…