OBSh-ja paralajmëron rritje të numrit të vdekjeve nga Covid-19

15 tetor 2020 | 12:38

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se një rritje e numrit të të infektuarve në Evropë ka të ngjarë të pasohet nga një rritje e vdekjeve.

Qeveritë e vendeve evropiane po vendosin masa shtesë të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më shumë se 38 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe gati 1.1 milion kanë vdekur.

Çdo ditë, në Evropë, po infektohen rreth 100 000 persona. Italia, Republika Çeke, Zvicra dhe Rusia, kanë shënuar një numër rekord të të infektuarve gjatë javëve të fundit.

Numri i vdekjeve në nivel global aktualisht ka arritur në mbi 5 000 në ditë, ose rreth dy të tretat e shifrës gjatë pikut së pandemisë në muajin prill.

Por, njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, duke rrezikuar të mbingarkojnë sistemet e kujdesit shëndetësor. Në disa vende spitalet veçse janë të mbingarkuara dhe ka mungesë të stafit mjekësor, paralajmërojnë ekspertët.

Zyrtari i lartë i OBSh-së, Soumya Swaminathan, dekurajoi idenë se “imuniteti i tufës” (kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi) ishte i arritshëm para se vaksinimi të jetë në dispozicion na masë të gjerë.

“Njerëzit flasin për imunitetin e tufës. Ne duhet të flasim për këtë vetëm në kontekstin e një vaksine”, ka deklaruar Swaminathan.

“Ju duhet të vaksinoni të paktën 70 për qind të njerëzve, për të ndalur vërtet transmetimin”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë ku bota është në ankth për vijëmësinë…