OBSh-ja paralajmëron valë të dytë të koronavirusit
Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën e menjëhershme të dytë” të të infektuarve.
Në pjesën më të madhe të Evropës dhe Azisë Lindore virusi duket se është zbehur, por pjesa tjetër e botës është ende duke luftuar me valën e parë të tij.
Shefi i programit për emergjencë të OBSh-së, Mike Ryan, tha se virusi tani po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës.
Ryan tha se pandemitë shpesh ndodhin në valë, që do të thotë se zonat ku vala e parë është heshtur, mund të goditen përsëri këtë vit.
Ka, po ashtu shanse, që niveli i infeksioneve të rritet, nëse masat për ta frenuar valën e parë lehtësohen shumë shpejt, paralajmëroi Ryan.
Koronavirusi ka infektuar rreth 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka mbytur mbi 346 000.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 1.6 milion, përkatësisht mbi 98 000.
Shtetet më të goditura në Evropë janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia dhe Franca.