OBSh-ja paralajmëron: Evropa të përgatitet për valën e dytë të Covid-19

19 maj 2020 | 12:30

Dr. Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSh-së, ka deklaruar se vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të Covid-19 sepse pandemia nuk ka mbaruar.

Në një intervistë për “The Telegraph”, ai ka dhënë një paralajmërim të ashpër për vendet që filluan të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, jo për të festuar”.

Dr. Kluge theksoi se, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vende të tilla si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kishte filluar të binte, nuk do të thoshte se pandemia ka përfunduar.

Epiqendra e shpërthimit evropian tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan, paralajmëroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Abdullah Tahiri,…