OBSh-ja: Pijet alkoolike duhet të kenë paralajmërime për kancerin

16 shkurt 2025 | 13:53

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka publikuar gjetje të reja mbi mungesën “alarmante” të ndërgjegjësimit për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe kancerit në të gjithë Evropën.

Ata u ka bërë thirrje prodhuesve të pijeve alkoolike që të shfaqin paralajmërime për këtë rrezik në produktet e tyre, të ngjashme me ato që gjenden tashmë në paketat e cigareve.
Një deklaratë nga Zyra Evropiane e OBSh-së paralajmëron se alkooli shkakton 800 mijë vdekje në të gjithë Evropën çdo vit, por se vetëm një pjesë e popullsisë është e vetëdijshme për rrezikun.
“Pavarësisht se kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në Bashkimin Evropian, ndërgjegjësimi për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit mbetet jashtëzakonisht i ulët”, është thënë në deklaratë, raporton Reuters.
OBSh-ja ka paralajmëruar vazhdimisht se alkooli shkakton kancer dhe se kjo duhet të thuhet qartë në produkte. Aktualisht, vetëm tre nga 27 vendet e BE-së, Franca, Lituania dhe Gjermania, kanë një lloj etikete paralajmëruese për mundësinë që konsumimi i alkoolit të shkaktojë kancer.
Irlanda planifikon të prezantojë paralajmërime të tilla nga maji 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë…