
OBSh-ja raporton rritje rekorde të rasteve të reja me koronavirusi
14 shtator 2020
| 08:40
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi rreth 307 mijë raste të reja në botë, një rritje rekorde njëditore. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet me dije se rreth 5 500 viktima u konfirmuan brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 917 mijë.
Rritjet më të larta të infeksioneve u raportuan në Indi, ShBA dhe në Brazil.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi n ë botë thuhet të jetë rritur në më shumë se 28 milionë.
Rekordi i mëparshëm njëditor për sa iu përket rasteve të reja ishte raportuar më 6 shtator, kur OBSh-ja konfirmoi 306 mijë të prekur.
Sipas organizatës, India raportoi të dielën 94 mijë raste të reja, pasuar me ShBA-në e cila regjistroi 45 mijë të prekur.