OBSh-ja sërish hap gojën për pandeminë: Ka të ngjarë të vazhdojë gjatë
Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë “e gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) të shtunën, ndërsa vendet nga Franca në Meksikë raportuan rritje të rasteve. Sipas “Euronews”, OBSh-ja tha se “vendosi theksin në kohëzgjatjen e parashikuar të gjatë të kësaj pandemie Covid-19” në një deklaratë pasi komiteti i saj i urgjencës u takua të premten për ta vlerësuar krizën gjashtë muaj pasi “ra alarmi global” më 30 janar.
Grupi paralajmëroi për rrezikun e “lodhjes së reagimit” duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike ndaj vendeve. “OBSh-ja vazhdon të vlerësojë se niveli i rrezikut global të Covid-19 mund të jetë shumë i lartë”, është thënë në deklaratën e OBSh-së.
Komiteti theksoi kohëzgjatjen e parashikuar të kësaj pandemie Covid-19, duke përmendur rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”.