OBSh-ja sot përgëzoi Wuhanin e Kinës
Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e Programit të Shëndetit të Emergjencave në OBSh, ka përgëzuar qytetin kinez të Wuhanit që tashmë nuk ka asnjë rast të rëndë me Covid-19.
Wuhan ishte vendi ku shpërtheu virusi dhe u vendos nën masa të rrepta në janar, shkruan CNN.
Qyteti u lehtësua nga masat bllokuese vetëm në muajin prill.
”Është një lajm shumë i mirë që nuk ka raste të rënda nga Wuhani. Ai qytet ka pasur goditjen më të hershme. Nuk mund të shpreh asgjë tjetër përveç admirimit dhe faleminderit për përpjekjet e palodhshme të popullit të Wuhanit”, tha Van Kerkhove.
Ajo, gjithashtu, vlerësoi banorët që zbatuan rregullat dhe qëndruan në shtëpi.
Deri më tani në Kinë janë shënuar 4 633 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82 875 të infektuar.