OBSh-ja tash thotë, ndoshta më mirë të vepronim si Suedia

30 prill 2020 | 11:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) kohë më parë, pas përhapjes së Koronavirusit, u ka bërë thirrje shteteve për izolim. Kërkesës së saj nuk iu përgjigj Suedia, e cila vazhdoi të përballet me këtë virus pa ndonjë  masë strikte. Dy muaj pas thirrjes së parë të OBSh-së, kjo organizatë në një analizë të prezantuar ka thënë se ndoshta do të ishte më e preferueshme që të përdorej modeli i Suedisë.

Për këtë çështje ka reaguar Arben Rugova nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ai në një shkrim publikuar në “Facebook” ka thënë se analiza të tilla mund të përpilojë edhe ai vetë. Prandaj, sipas tij, udhëheqja e kësaj organizate duhet të shkarkohet.

Shkrimi i tij:

Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH), gati dy muaj pasi ka bere thirrje per izolim, paskesh dale me nje qendrim te ri se “ndoshta duhet marrë si model Suedine per tu perballe me COVID-19”.

Te ketilla analiza mundem t’ju ofroj perdite edhe une, veç pa “ndoshta”, sepse e di qe shendeti ekonomik do te sjelle pasoja me te medha sesa rreziku nga virusi.

Prandaj, pa “ndoshta”, komplet udheheqja e OBSH-se duhet shkarkuar, per analizat joprofesionale, te gershetuara me fshehje te dhenash (mashtrim) nga momenti i shafqjes se COVID-19.

The Ëorld Health Organization lauded Sëeden as a “model” for battling the coronavirus as countries lift lockdoëns — after the nation controversially refused restrictions. Dr. Mike Ryan,…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re, që ka raportuar 1474 raste të konfirmuara…