OBSH: Kjo ishte dita kur u regjistruan më shumë të infektuar me Covid-19 në gjithë botë

23 qershor 2020 | 09:59

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se e diela ishte dita me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus , që nga fillimi i pandemisë. Sipas OBSH, të dielën në të gjithë botën u regjistruan 183,000 raste të reja me Covid-19 në 24 orë.

Agjencia e shëndetit të Kombeve të Bashkuara njoftoi se Brazili ishte ai që udhëhiqte me 54,771 raste i ndjekur nga SHBA-të që konfirmuan 36,617 raste të tjera dhe India me 15,400 të infektuar.

Ekspertët thanë se rritja e numrit të rasteve mund të pasqyrojë faktorë të shumtë, përfshirë testimin më të përhapur, si dhe infektimin më të gjerë.

Deri më tani, në botë numërohen mbi 9 milion të infektuar dhe 471,998 viktima. Siç duket edhe nga shifrat, vendet ku situata mbetet kritike janë SHBA, Brazil, India, Kina Rusia, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa botërore për steroidin me emrin dexamethasone është rritur që…