OBSh konfirmon 18 sulme të ushtrisë ruse mbi spitale në Ukrainë deri më tani
10 mars 2022
| 08:03
Organziata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se ka verifikuar 18 sulme mbi spitale dhe ambulanta në Ukrainë, përfshirë 10 vdekje dhe 16 plagosje, shkruan sot “The Guardian”.
Kjo organizatë ka dënuar sulmet mbi objektet shëndetësore të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar.
Dje ushtria ruse bombardoi një spital të fëmijëve në Mariupol dhe dy spitale në qytetin Zhytomyr.