OBSH, mesazh për vendet e prekura: Vetëm kështu e ndalojmë koronavirusin!

16 mars 2020 | 20:05

Gjatë deklaratës së fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë erdhi me një mesazh të qartë për gjithë vendet e botës të prekura nga koronavirusi.

Sipas kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus çelësi i vetëm për të shpëtuar nga e gjithë kjo, është testimi!

“Ne kemi vetëm një mesazh për të gjithë vendet. Testoni, testoni, testoni! Testoni çdo rast të dyshuar dhe nëse ata rezultojnë pozitivë, izolojini dhe gjeni një mënyrë për të gjurmuar çdo njeri tjetër që ka qenë në kontakt me ta. Testoni të gjithë të afërmit që 2 para se të infektuarit të shfaqnin simptoma janë takuar me ta.”

Ai nuk përmendi asnjë emër specifik vendi, por kritikoi ashpër vendimin e Trump-it për të limituar numrin e atyre që do të testohen për të parë nëse kanë apo jo koronavirus.

Kreu i OBSH-së shtoi gjithashtu se të gjithë vendet duhet të jenë të aftë të testojnë rastet e dyshuara, pasi izolimi nuk është zgjedhja që shpëton botën nga kjo pandemi.

Izolimi,ndikon ndjeshëm në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektim, por nuk është masa kyçe që duhet ndjekur.

Pandemisë i jepet fund vetëm duke ditur me saktësi rastet e të infektuarëve.

“Edhe një herë tjetër, mesazhi ynë është: Testimi! Kjo është çështje serioze.”/anabel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat Shala Ky diskutim ishte planifikuar të bëhej në…