OBSh: Na besoni, më e keqja ende nuk ka ardhur

21 prill 2020 | 08:08

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh), Tedros Adanom Gebrejesus, tha sot se më e keqja nuk ka ardhur sa i përket pandemisë me virusin “Korona”.

Gebrejesus ka lëshuar një paralajmërim të ri në kohën kur shumë vende kanë filluar t’i lehtësojnë masat kufizuese të paraqitura për ta frenuar sëmundjen infektive.

Ai nuk specifikoi arsyen pse situata e epidemisë mund të përkeqësohet edhe më shumë, kur dihet se deri më tash nga COVID-19 janë prekur rreth 2.5 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 168.000 kanë vdekur.

“Na besoni. Më e keqja ende nuk ka ardhur. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende këtë virus”, tha Gebrejesus për mediat në Gjenevë.

Ai deklaroi se pandemia me COVID-19 po ndodh për herë të parë në njëqind vjetët e fundit dhe përkujton ‘ethet spanjolle’ të vitit 1918 që vranë 100 milionë njerëz.

“Por tani ne kemi teknologjinë, ne mund të parandalojmë katastrofën, ne mund të parandalojmë këtë lloj krize”, shtoi Gebrejesus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në bashkëpunim me presidentin Hashim…