OBSh: Në veri të Gazës nuk ka mbetur asnjë spital funksional
21 dhjetor 2023
| 11:54
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se Gaza veriore ka mbetur pa një spital funksional për shkak të mungesës së karburantit, stafit dhe furnizimeve.
“Në të vërtetë nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri,” u tha gazetarëve Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në Gaza, përmes një lidhjeje video nga Jerusalemi, shkruan The Guardian.
“Spitali Al-Ahli ishte i fundit, por tani është minimalisht funksional”, shtoi ai. Mijëra njerëz janë detyruar të strehohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite.
Izraeli pretendon se ka lejuar kalimin e ndihmave të mjaftueshme në enklavë, por Hamasi ka fshehur ndihmat duke çuar në kaos Gazën, duke krijuar një krizë humanitare për të fajësuar Izraelin.