OBSh: Omicron vazhdon të përbëjë rrezik të lartë

29 dhjetor 2021 | 14:49

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se rreziku që i kanoset globit nga Omicron vazhdon të jetë shumë i lartë.
Paralajmërimi erdhi pasi të dhënat treguan se në 7 ditët e fundit, infektimet u rritën me 36% në shkallë globale, krahasuar me të njejtën hapësirë kohore pararendëse.

OBSH thotë se Omicron dominon tashmë rastet e infektimit në pjesën më të madhe të globit dhe po përhapet me ritme të paprecedenta. Ekspertët druhen se shtimi i pandalshëm i infektimeve do të shtojë presionin në spitale, deri në kolaps.

Paralajmërimi erdhi pasi vendet europiane u prekën nga një valë e re shifrash rekord, 24-orët e fundit. Greqia, Italia, Britania e Madhe, Franca, Spanja e Portugalia prekën nivelet e reja më të larta të infektimeve për gjithë periudhën e pandemisë.

Megjithatë, vaksinimi luan rol të rëndësishëm në ruajtjen në nivele të ulëta të vdekshmërisë. Në shtetet perëndimore të kontinentit vdekshmëria është e ulët, pavarësisht shtimit të rasteve, ndërsa në ato lindore, ku vaksinimi vazhdon të jetë i ulët, numri i vdekjeve ditore po rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës tha se ka…