OBSh: Pacientët që kanë këto simptoma të shkojnë te mjeku

15 mars 2020 | 08:07

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit Covid-19 janë ethet, lodhja dhe kolla e thatë. Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.

Por, disa pacientë mund të kenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga hunda ose diarre. Zakonisht këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Disa njerëz infektohen me virusin, por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk shfaqin ankesa. Shumica prej njerëzve të prekur, rreth 80 për qind, shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Rreth 1 në 6 persona që preken nga koronavirusi sëmuren rëndë dhe zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore, si me presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, diabet, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin…