OBSH: Plastika në ujë nuk është një kërcënim aktual
23 gusht 2019
| 11:02
Mbetjet e plastikës kanë pushtuar botën ku së fundmi ato u vërejtën edhe tek reshjet.
Kjo situatë ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) të bëjë një studim mbi efektet që sjell plastika në shëndetin tonë.
Plastika e cila ndodhet në ujin e pijshëm nuk paraqet rrezik shëndetësor aktual, thotë studimi i OBSH-së. Gjithashtu OBSH thekson se ka ‘informacione të kufizuara’ mbi çështjen dhe se studime më të detajuara do të bëhen në të ardhmen.
“Ne urgjentisht duhet të dimë më shumë”, ka bërë me dije kjo organizatë.