OBSh: Rastet me koronavirus në Francë mund të datojnë nga dhjetori

05 maj 2020 | 13:16

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “nuk është befasues” raporti se një rast me koronavirus në Francë është regjistruar në dhjetor, më herët seç është menduar deri më tani.

“Është po ashtu e mundur të gjenden edhe raste të tjera të mëhershme”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të hulumtojnë nëse kanë pasur raste me koronavirus në fund të vitit 2019.

“Kjo do t’i jepte botës një pamje të re dhe më të qartë të shpërthimit të koronavirusit”, tha Lindmeier.

Një pacient i diagnostikuar me pneumoni, më 27 dhjetor pranë Parisit, dyshohet se ka pasur në fakt koronavirus.

Mjeku i tij, Yves Cohen, u tha mediave fraceze se mostra e marrë atëbotë nga ai, është testuar së voni dhe ka dalë pozitive për koronavirus.

Ky lajm do të thotë se koronavirusi në Francë mund të ketë arritur një muaj më herët seç mendohet.

Por, sipas konfirmimeve të deritashme, tre rastet e para me koronavirus në Francë janë regjistruar më 24 janar./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin…