OBSH thotë se të paktën 8 kanë vdekur nga shpërthimi i virusit Marburg në Tanzani

15 janar 2025 | 21:14

Virusi mund të përhapet ndërmjet njerëzve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet gjakut dhe lëngjeve të tjera trupore të njerëzve të infektuar

Një shpërthim i dyshuar i virusit Marburg në Tanzani ka vrarë të paktën tetë njerëz, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), citon noa.al.

Në një deklaratë, agjencia globale e shëndetit tha se gjithsej nëntë raste të dyshuara të sëmundjes me vdekshmëri të lartë ishin raportuar në dy rrethe të rajonit Kagera në veriperëndim të vendit.

“Ne do të presim raste të tjera në ditët në vijim pasi mbikëqyrja e sëmundjeve të përmirësohet,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.

Mostrat nga dy pacientë janë mbledhur dhe testuar për konfirmimin e shpërthimit në laboratorin kombëtar të Tanzanisë, tha organi i Kombeve të Bashkuara. Kontaktet e pacientëve, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, janë identifikuar dhe janë duke u vëzhguar.

OBSH paralajmëroi se rreziku i përhapjes së mëtejshme në Tanzani dhe rajon ishte “i lartë” për shkak të vendndodhjes së Kagera si një qendër tranziti, me lëvizje të konsiderueshme ndërkufitare drejt Ruandës, Ugandës, Burundit dhe Republikës Demokratike të Kongos.

“Rreziku global aktualisht vlerësohet si “i ulët”, shtoi ai.

Njoftimi erdhi disa javë pasi një shpërthim i Marburgut u shpall i përfunduar në Ruandë pasi infektoi të paktën 66 njerëz dhe vrau 15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 55, Valon Grabovci,…