![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/covidi.jpg)
OBSh: Ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid
23 shkurt 2022
| 08:20
Numri i rasteve të reja me Covid-19 u ul mesatarisht 21 %, ndërsa ai i vdekjeve 8% gjatë datave 14-20 shkurt, krahasuar me një javë më parë, shkruhet në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në nivel rajonal, vetëm rajoni i Paqësorit Perëndimor raportoi një rritje të lehtë të rasteve të reja, gjatë javës së fundit, ndërsa të gjitha rajonet e tjera raportuan ulje.
Rënia më e madhe e infektimeve të reja nga koronavirusi u regjistrua në rajonin e Mesdheut Lindor me 34 %, e ndjekur nga Amerika dhe Evropa.
Përsa iu përket fataliteteve, sërish më shumë vdekje nga Covid-19 u regjistruan në Paqësorin Perëndimor dhe Afrikë, ndërsa në Azinë Juglindore u ulën me 37 %, në Amerikë me 9 %, Europë me 5 % dhe Mesdheun lindor me 4 %.