O’Connell: Dua Lipa krenaria e Britanisë dhe Kosovës
04 gusht 2019
| 19:40
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë Dua Lipa bashkë me babain e saj Dukagjin Lipën kanë vizituar ambasadën e Britanisë në Kosovë ku takuan edhe ambasadorin O’Connell, shkruan lajmi.net.
Ylli i muzikës po bën njëkohësisht dy shtete krenare me sukseset e saj si atë të Kosovës ashtu edhe shtetin anglez.
Në një komunikatë të lëshuar nga faqja zyrtare e ambasadës së Britanisë në “Facebook”, shruan “Kurrë nuk harron nga je. Krenaria e Britanisë dhe Kosovës, Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën britanike duke u takuar me artisë dhe kreatorë, vullnetarë dhe aktivistë që i sjellin ndryshim Kosovës përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit”.