
O’Connell i gëzohet fitores së Kosovës ndaj Bullgarisë
10 qershor 2019
| 23:42
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren nda Bullgarisë.
Në një postim në “Facebook”, ai uroi djemtë e skuadrës me disa fjalë inkurajuese.
“Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan. Urime djema! Urime Kosova!”.
Kosova fitoi 3 me 2 ndaj Bullgari duke siguruar 3 pikë për kualifikim në Euro 2020.