O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë
17 nëntor 2019
| 22:07
Ish-ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Angli.
Ai ka deklaruar për “Indeksonline”, se Kosova jo vetëm në këtë takim, por në tërë kampanjën eliminatore ka bërë paraqitje të mira, por janë shumë hezitues dhe i fiksohen daljes në sulm.
Ish-kryediplomati britanik cilësoi Mergim Vojvodën si më të mirin nga kampi kosovarë, ndërsa tha se as Anglia nuk ishte më e mirë, por shumë më konkrete.
O’Connell në stadium e shoqëroi i biri i tij, teksa kishte të veshur fanellën e kombëtares kosovare./Indeksonline