O’Connell: Sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta
22 dhjetor 2017
| 19:35
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, pas mbledhjes së nënshkrimeve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta.
“Sonte, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta. Në atë kohë politikanët kanë shti interesin shtetëror para interesave personale. Nëse anulohet tash, reagimi do të jetë shumë i keq për Kosovën”, ka thënë ai në një prononcim për media.
Ai po ashtu deklaroi se Britania e Madhe ka qenë mik i sinqertë i Kosovës, dhe shpreson në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Ne kemi qenë gjithmonë miq të sinqertë të Kosovës, edhe shpresoj që ky bashkëpunim mund të vazhdojë”, ka deklaruar O’Connell.