O’Connelli: Ambasadori zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë
29 mars 2019
| 12:36
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connelli, i ka dalë në mbështetje ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, një ditë pasi kritikoi udhëheqësit e shtetit për keqpërdorim të parasë publike.
O’Connell përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qëndrimi i ambasadorit zviceran është i një vije me atë të Britanisë së Bashkuar.
“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Connelli.
/Epoka e re/