O’Connelli: Britania e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol
04 tetor 2018
| 10:57
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në fjalimin e tij gjatë konferencës rajonale kundër korrupsionit, ka pohuar se lufta kundër korrupsionit nuk është diçka e re.
Sipas tij, korrupsioni është në gjithë globin, por diku prek më shumë e diku më pak.
O’Connelli ka theksuar se Britania është mjaft e shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurorëve që ndodhën në ditët e fundit, raporton “Epoka e re”.
“Bashkëpunimi rajonal për ta luftuar korrupsionin është i nevojshëm”, është shprehur ai.
Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë se Britania përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Si Britani e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka theksuar ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.