O’Connelli: FSK-ja është një prej sukseseve të Kosovës pas luftës

16 gusht 2019 | 13:34

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në takim ministri e ka falënderuar ambasadorin për kontributin e tij të veçantë në thellimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në takim u bisedua edhe për progresin e arritur në zbatimin e planit gjithëpërfshirës së tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkrahjen e parezervë që ka dhënë dhe po jep Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe stërvitjen e pjesëtarëve të FSK-së.

Me theks të veçantë u diskutua suksesi i kadetëve tanë gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende tjera. Ata i kanë përfaqësuar më së miri vlerat që kultivon FSK-ja si një Forcë profesionale, multietnike dhe kredibile.

Ambasadori Ruairi O’Connell e ka falënderuar ministrin Berisha për bashkëpunimin e deritashëm dhe ka vlerësuar se FSK-ja është një prej sukseseve të Kosovës pas luftës.

Ai ka shtuar se FSK-ja është ndërtuar si institucion duke u bazuar në meritë dhe profesionalizëm. Ambasadori gjithashtu e rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta vazhduar përkrahjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Berisha edhe një herë ka shprehur gatishmërinë që FSK-ja, edhe me kapacitetet e tanishme, të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu edhe si pjesë e kontingjenteve të partneriteteve strategjikë, siç është Mbretëria e Bashkuar, në misionet paqeruajtëse në botë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar për realizimin e…