O’Connelli kërkon nga institucionet të punojnë për parandalimin e dhunës seksuale
Sot në Kosovë shënohet Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.
Me këtë rast, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, ka thënë se shoqëritë nuk mundë të ecin përpara nëse çdo pjesë e saj nuk ecë bashkë dhe nëse një pjesë e shoqërisë mbetet e margjinalizuar.
“Edhe konfliktet nuk mund të zgjidhen në mënyrë stabile afatgjate nëse një pjesë e shoqërisë mbete margjinalizuar ose viktimë dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Qeveria britanike është e angazhuar në dhe ngre zërin kundër dhunës seksuale gjatë konfliktit kjo u pa edhe në vitin 2014 kur u lansua nisma e samitit botërorë kundër dhunës seksuale në konflikte. Ne jemi angazhuar edhe 5 vjet me radhë në përkrahen e viktimave në përgjithësi si dhe ne përkrahjen e viktimave të dhunës seksuale në konflikt”, ka thënë O’Connelli në emisionin “Aktual” në “RTK3”.
Ai ka thënë se edhe pse supozohet se nuk ka dhunë, sipas tij në Kosovë ka shumë dhunë seksuale në familje, por nuk raportohen.
“Kjo mbetet një problem, një damkë për shoqërinë. Ky krim, dhuna seksuale në konflikt ka qenë me qëllim, strategji për ta traumatizuar popullatën, në përkrahjen e objektives, strategjisë për spastrim etnik. Fatkeqësisht ka pas heshtje në Kosovë dhe botë. Kjo heshtje dëmton viktimën dhe kërkesën për drejtësi. Ne kemi faj që nuk kemi folur gjatë për këtë dhunë”, është shprehur ambasadori britanik.