O’Connelli: Kosovarët trima në luftë, tash këtë trimëri ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët
26 shtator 2018
| 13:38
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për rishikimin e sistemit të drejtësisë.
Ambasadori O’Connell, ka thënë se EULEX-i po largohet nga Kosova dhe se institucionet vendore të drejtësisë duhet t’i marrin të gjitha përgjegjësit.
“Kjo gjë është shumë e mirë dhe do të ketë përkrahje nga Britania e Madhe. Megjithatë nuk duhet të hezitoheni dhe të nguteni”.
Ai ka thënë se të kosovarët e ka parë trimërinë në luftë, e tash sipas tij këtë trimëri duhet ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.
“Ata duhet të bëhen heronjtë e ri të vendit”, ka deklaruar ambasadori britanik.