O’Connelli për masakrën në Vushtrri: Çdo viktimë, pa dallim, meriton drejtësi
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot ka vizituar familjarët e viktimave të masakrës së Vushtrisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”, ka shkruar ambasadori britanik.
O’Connelli ka theksuar se pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën.
“Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: ‘Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë'”, ka shkruar O’Connelli.
/Epoka e re/