O’Connelli: Punësimet politike po e shkatërrojnë Kosovën

18 mars 2019 | 10:15

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura, ku po marrin pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ky projekt ka kthim mbrapa, ngase ndikimet në punësime vazhdojnë të jenë të mëdha.

Ai ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme më serioze me të cilat përballet Kosova.

Ai ka përmendur edhe një rast sipas të cilit personi edhe pse është i kualifikuar nuk është përzgjedhur sepse nuk ka asnjë lidhje politike.

“Rasti konkret është Enis Berisha ai i cili deri më tani është vlerësuar mirë në shtatë procese madje në disa vende vlerësohet si kandidat me shumë pikë, por asnjëherë nuk është emëruar në asnjë institucion”, ka thënë ambasadori britanik.

Ai ka shtuar se një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. “Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj”, ka thënë O’Connelli. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Librin “Libri i luftës” i autorit Nuhi Bytyçi mund ta…