Oda Amerikane mirëpret takimet me përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë

19 mars 2019 | 14:19

Tregtia e lirë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e mundësuar përmes Marrëveshjes së Stabilim-Asociimit, ka rezultuar në një klimë më të favorshme të të bërit biznes në përgjithësi dhe ka ekspozuar Kosovën në një treg të madh. Kështu thanë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë takimit me Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuese speciale e BE-së.

Anëtarët e Odës Amerikane po ashtu diskutuan rreth vështirësive në gjetjen e partnerëve potencial në biznes, përmirësimin e shkathtësive në punë, dhe zhvillimin e ideve inovative të biznesit.

Ambasadorja Apostolova ka njoftuar të pranishmit me prioritetet e Zyrës së BE-së në Kosovë, duke theksuar Agjendën për Reforma Evropiane, sundimin efektiv të ligjit, reformat në administratën publike, si dhe investimet në sektorin e arsimit si kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo ka falënderuar Odën Amerikane në dhënien e rekomandimeve për raportin vjetor të Komisionit Evropian.

Ambasadorja Apostolova po ashtu ka mirëpritur vazhdimin e bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Oda Amerikane ka ngritur shumë çështje sa i përket sektorit privat në Kosovë, duke ftuar zyrën e BE-së për zhvillim të bashkëpunimit mes institucioneve të bizneseve duke arritur rritje ekonomike më të qëndrueshme në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, duke përmendur prioritet e Odës Amerikane në avokimin për çështje ekonomike, ka thënë se Oda Amerikane mirëpret takimet për të rritur bashkëpunimin mes sektorit privat dhe Zyrës së BE-së në Kosovë pasi që kjo është esenciale për zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vlerësuar…