Oda Amerikane njofton investitorët potencialë me mundësitë e investimit në Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane (OEAK), ishte nikoqire e përfaqësuesve të fondit “River Styxx Capital”, me seli në Sofje të Bullgarisë, që drejtohet nga Elvin Guri, i cili njëherit është edhe investitor i mirënjohur nga Shqipëria që operon në Bullgari.
“Gjatë takimit u diskutua për interesimin e kompanisë River Styxx Capital për investime në Kosovë në sektorë të ndryshëm që ofrojnë mundësi për investime”, thuhet në njoftimin e OEAK.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, mirëpriti interesimin e z.Guri dhe të kompanisë së tij për shtrirje të investimeve edhe në Kosovë, derisa e konsideroi si shumë pozitive për tërë rajonin edhe përfshirjen e kësaj kompanie në telekomin shqiptar.
“Kompania “River Styxx Capital”, së fundmi ka shtrirë praninë edhe në sektorin e telekomit në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur për blerjen e Telekom Albania”.
/Epoka e re/