Oda Amerikane themelon komitetin e gastronomisë dhe turizmit

30 korrik 2020 | 10:37

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka njoftuar se ka themeluar Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në periudhën afatshkurtër, për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Anëtarët e komitetit kanë zgjedhur kryesuesin e tyre, Erëmal Bajrami nga kompania “KFC”, i cili ka thënë se është i gatshëm të udhëheq komitetin dhe të kontribuojë maksimalisht në mënyrë që ky komitet të realizoj objektivat e tij dhe të tejkaloj sa më shpejtë krizën ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, ka njoftuar OEAK-u .

“Përmes këtij komiteti do të harmonizohen kërkesat dhe qëndrimet konkrete të bizneseve anëtare të industrive përkatëse, të cilat synojnë të lehtësojnë ambientin e të bërit biznes në periudhën afatgjatë, disa prej të cilave përfshijnë uljen e TVSH-së për sektorin e gastronomisë, avokimin për themelimin e agjencive licencuese, si dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës sa i përket turizmit, mes të tjerash”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.

Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit do të shërbejë si katalizator për gjenerimin e rekomandimeve konkrete tek institucionet qeveritare dhe të gjithë hisedarët tjerë. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se është anuluar pritja tradicionale…