Oda e Afarizmit kërkon përkrahje dhe mbrojtje të prodhimeve vendore
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga Qeveria që t’i përkrahë dhe t’i mbrojë prodhimet vendore.
Kjo kërkesë vjen pasi OAK-u ka pranuar shqetësime për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve.
OAK-u ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe kryeinspektoratit të Tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore.
“Ankesat janë sidomos në lidhje me produktetet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100 për qind OAK kërkon që prodhimet vendore të kenë një trajtim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen. Në gjendjen në të cilën ndodhemi, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e prodhimit vendor”, ka njoftuar AAK-ja.
Oda e Afarizmit thotë se presin reagimin e institucioneve qeveritare lidhur me këtë çështje, përderisa kanë shprehur gatishmërinë për t’ju ndihmuar.