Oda e Afarizmit, letër Kuvendit dhe Qeverisë: BQK-ja nuk po i përkrah bizneset

30 nëntor 2021 | 17:13

Oda e Afarizmit e Kosovës (OAK) përmes një letre publike i është drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore me sektorin privat.

Sipas OAK-ut, institucioni më lartë financiar në vend, përveç bizneseve, është duke i dëmtuar rëndë edhe qytetarët. “Oda e Afarizmit e Kosovës përmes një letre adresoi te kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve, jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset”, thuhet në reagimin e tyre.

Kjo odë shprehet se kjo letër ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve.

Në fund Oda e Afarizmit shprehet se bashkëpunimi me BQK-në është më se i nevojshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci,…