Oda e Avokatëve bojkoton Prokuroria Themelore në Prishtinë

04 shkurt 2021 | 14:41

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se nga Këshilli Drejtues i saj është vendosur që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë nga të gjithë avokatët e Kosovës.

Në njoftimi i Odës së Avokatëve, është thënë se arsyeja e bojkotit ka të bëjë me trajtimin e pa dinjitetshëm  të avokatëve, lidhur me qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 03.02.2021, ka shqyrtuar ankesat e paraqitura nga avokatët, lidhur me trajtimin e tyre të pa dinjitetshëm, për qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, trajtim ky i cili ka filluar tashmë e disa muaj më parë, dhe ka marrë vendim që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga të gjithë Avokatët e Republikës së Kosovës, për shkak të trajtimit të pa dinjitetshëm të avokatëve, lidhur me qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Bojkoti fillon prej datës 8 shkurt të vitit 2021 nga ora 08:00 dhe nëse nuk eliminohen pengesat e paraqitura, ashtu që sipas këtij vendimi obligohen avokatët të zbatojnë këtë vendim, moszbatimi i të cilit përbën shkelje të rëndë disiplinore”, është thënë në njoftimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, duke sqaruar me tej arsyet.

“Si rrjedhojë e kësaj, arsyeja e nxjerrjes së këtij vendimi është se avokatët që kanë për të kryer punë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, presin në radhë me qytetarë për të hyrë në Prokurorinë Themelore, kontrollohen dhe detektohen nëpërmjet skanerit sa herë që hyjnë në këtë Prokurori dhe në rast se lejohen nga zyrtari i pranimit, u ndalet telefoni personal. Po ashtu, për t’u qasur në zyrat individuale të prokurorëve, avokatët nuk mund të lëvizin pa shoqërimin e asistentit të Prokurorit edhe përkundër faktit se avokati, e ka të caktuar seancën paraprakisht”, është thënë në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti,…