Oda e Hotelerisë: Së shpejti hapen hapësirat e ahengjeve familjare dhe klubet e natës
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se së shpejti do të fillojnë punën hapësirat e ahengjeve.
Sipas tyre, hapja e tyre do të kontribuoj në ekonominë e Kosovës. “Përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, sot, datë 28.09.2020, ishin në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku u dakorduan që në mënyrë institucionale, sa më shpejtë të hapet edhe ahengjet familjare, klubet e natës, etj., duke pas parasysh rënien e numrit të rasteve me COVID-19. Gjithashtu duke pasur parasysh që tani edhe disa shtete kanë hequr karantinën për Kosovën si, për shembull Zvicra, Austria dhe kjo do t’i mundësonte mbajtjen e ahengjeve familjare dhe një arsye më shumë për gyrbetqarët për të vizituar Kosovën e që njëkohësisht do t’i kontribuonin ekonomisë së Kosovës. OHTK-ja do të dërgon një manual Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK dhe organeve relevante dhe shume shpejte do të marrim dritën e gjelbërt për fillimin e mbajtjes së ahengjeve, dasmave, klubeve të nateës, etj.”, thuhet në njoftimin e OHTK-së.