Oda e Infermierëve të Kosovës kundërshton rekrutimin e infermierëve nga Serbia
Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë me dije se është kundër çdo lloj rekrutimi të stafit të jashtëm shëndetësor në Kosovë pa u përfillur procedurat e parapara nga institucionet vendore.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësore të Kosovës, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga asnjë institucion në lidhje me atë që po proklamohet në media se Qeveria e Serbisë do të rekrutoj 200 infermierë në Kosovë”, është thënë në reagimin e kësaj ode.
Kjo odë ka kërkuar që secili punonjës shëndetësor të angazhohet në punë pasi që t’i kenë kryer licencimin dhe ri-licencimin.
Oda e Infermierëve ka theksuar se Kosova ka numër të mjaftueshëm të infemierëve dhe mamive për tu përballur me kërkesat e pacientëve.
“Si OIK kërkojmë me shqetësim që secili punonjës shëndetësor në Kosovë të angazhohet në punë, tek pasi kalon në procesin e licencimit apo ri-licencimit në Odën e Infermierëve të Kosovës”.
“Kosova ka numër të mjaftueshëm të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, për t’u përballur jo vetëm me pandemi si COVID-19 por edhe me kërkesa tjera të përditshme shëndetësore të pacientëve”, është thënë në reagimin e OIK.