Oda e Mjekëve dhe Santefarm ndërtojnë obeliskun e sakrificës të punëtorëve shëndetësor
09 dhjetor 2021
| 15:40
Arrihet marrëveshje mes Odave të Profesionistëve Shëndetësor kryesuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Santefarm.
Marrëveshje kjo për sponzorizimin e obeliskut, për nder të sakrificës së punëtorëve shëndetësor për dekada më radhë, periudhave më sfiduese për popullin tonë.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu dhe Mr. ph. sci Milam Abdullahu, e cila rezultoi e suksesshme nga të dyja palët.
Gurëthemeli i obeliskut pritet që të vihet në ditët e para të javës së ardhshme.