Oda e Mjekëve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Inspektoratin Shëndetësor

03 prill 2019 | 11:20

Në zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK) është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është zyrtarizimi i bashkëpunimit të ndërsjellë institucional për të siguruar një mbikëqyrje dhe zbatim të legjislacionit në fuqi, sigurimin e integritetit profesional të mjekut si profesionist shëndetësor, forcimin institucional të sistemit shëndetësor në interes të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës duke mbrojtur kështu edhe interesat e pacientëve që janë përfitues të shërbimeve shëndetësore.

Kjo marrëveshje është formalizim i bashkëpunimit të deritanishëm të OMK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor, ku në kuadër të kësaj marrëveshjeje planifikohen të bëhen edhe inspektime të përbashkëta ndërmjet institucioneve gjegjëse OMK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor.

Me këtë rast, kryetari i OMK-së, dr. Pleurat Sejdiu, ka vlerësuar gatishmërinë për bashkëpunim të Inspektoratit Shëndetësor ku falënderoi dr. Ardita Baraku kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor, me zotimin se do të punojnë së bashku për forcimin institucional të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja është opsioni i vetëm për Tahir Batatinën dhe Llapin…