Oda e Mjekëve të Kosovës po merr pjesë në Simpoziumin e përvitshëm të ZEVA-s
Oda e Mjekëve të Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari, Dr. Pleurat Sejdiu dhe nënkryetari i OMK-së Dr.Rrezart Halili, po marrin pjesë në Simpoziumin e përvitshëm të ZEVA-s (Odave të Mjekëve të Evropës Qendrore dhe Lindore).
Nikoqiri i këtij takimi është Oda e Mjekëve e Gjermanisë. Mbledhja e sivjetshme po mbahet në Dusseldorf, me tema diskutimi si:
Studimet bazike mjekësore dhe sigurimi i cilësisë në ngritjen e nivelit të shkollimit mjekësor
Mungesa e mjekëve në shtete e ndryshme si dhe plani për tu rritur numri i studentëve të mjekësisë.
Mundësitë dhe sfidat e profesioneve të reja të asistencës mjekësore si dhe mjekësia komplementare dhe ajo alternative.
Forumi i Odave të Mjekëve të Evropës Qendrore dhe Lindore (ZEVA) është një takim i përvitshëm i cili siguron një forum për përfaqësuesit e odave të mjekëve nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore për të përmbushur dhe diskutuar çështje që shqetësojnë reciprokisht.
Me këtë rast do të diskutohen edhe temat e takimit të ardhshëm të ZEV-së.