Oda e Përmbaruesve, Muratit: Tërhiqu nga deklaratat e pabaza, ose do të të ndjekim me ligj

28 shkurt 2025 | 13:19

Oda e Përmbaruesve Privatë (OPP) ka dalë me reagim përmes së cilit ka hedhur kritika ndaj pretendimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se përmbaruesit po abuzojnë me tarifat.

Bordi ekzekutiv i OPP-së e ka konsideruar si të pabazuar dhe si rrjedhojë të papranueshme, deklaratën e ministrit Murati, ku përmbaruesit privatë akuzohen për “Abuzim me tarifat”.

Kjo odë ka theksuar se përmbaruesit privatë zbatojnë ligjin, dhe nuk e krijojnë atë.

“Tarifat e përmbaruesve nuk caktohen sipas dëshirës, por janë të përcaktuara qartë, bazuar në Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe akte nënligjore, përkatësisht udhëzim administrativ konkret. Çdo tarifë është e rregulluar dhe transparente. Në vend që të drejtohen akuza të pabazuara ndaj përmbaruesve, institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe detyrimet që krijojnë”, është thënë në reagimin e OPP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Kosovës në boks në Turneun Ndërkombëtar “Strandja” që…