Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Kroacisë diskutojnë për bashkëpunim
24 nëntor 2022
| 12:45
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, gjatë vizitës në Zagreb u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Burilovic.
Në takim palët diskutuan për zhvillimet e deritanishme dhe bashkëpunimin ekzistues ndërmjet OEK-ut dhe HGK-së si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Pikë kryesore e diskutimit ishte procesi i digjitalizimit të OEK-ut dhe mundësitë e përkrahjes nga HGK-ja në këtë drejtim.