Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me atë të Dubait

18 nëntor 2024 | 16:54

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Dubait.

Kjo marrëveshje është nënshkruar me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara, për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe të biznesit.

“Oda Ekonomike e Dubait dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të parë mundësi të reja biznesi midis Dubait dhe Kosovës. E nënshkruar nga z. Mohammad Ali Rashed Lootah, kryetar i Odës Ekonomike të Dubait, dhe z. Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, kjo marrëveshje do të hapë rrugën për rritjen e tregtisë, investimeve dhe partneriteteve strategjike”, është thënë në njoftim e OEK-ut.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka thënë se ky partneritet i ofron bizneseve të Kosovës një derë të rëndësishme drejt tregjeve globale, duke sjellë mundësi rritjeje për të dyja rajonet.

Ndërsa kreu i Odës Ekonomike të Dubait, ka thënë se “bashkëpunimi ynë me Kosovën reflekton përkushtimin e Dubait për të zgjeruar lidhjet me tregjet dinamike në zhvillim sikurse është Kosova”.

“Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për ambasadorin Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe përkushtimin e tij të çmuar që bëri të mundur realizimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit. Kontributi i tij ka qenë kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik”, është thënë në njoftim.

Marrëveshja në fjalë përfshin nisma për të mbështetur hyrjen në treg, organizimin e misioneve tregtare dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e përbashkët në ngjarjet kryesore të biznesit, duke hapur rrugë të reja për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili…