Oda Ekonomike kundër masave të reja anti-Covid

27 gusht 2021 | 13:28

Pas paralajmërimit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës se Qeveria e Kosovës pritet të marrë masa të reja kundër Covid-19, duke aplikuar orën policore dhe kufizimin e punës së gastronomisë, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili është kundër masave të tilla.

Rukiqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.

“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje. Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin që vjen si pasojë e jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë. Kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen”, ka shkruar Rukiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 40 për qind e rrugëve në Kosovë nuk janë…