Oda Ekonomike organizon takim të përbashkët Kosovë-Shqipëri, diskutohet për zgjidhjen e problemeve në portin e Durrësit

07 prill 2023 | 14:23

Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar takimin e përbashkët Kosovë-Shqipëri së bashku me shoqatën e importuesve të mishit.

Në takim pjesëmarrës ishin ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, përfaqësuesit e Doganës së Shqipërisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia Kufitare, ndërsa nga ana e Kosovës pjesëmarrës ishin kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, kryetari i Shoqatës së importuesve të mishit, Valdet Gjinovci, përfaqësuesit e Doganës së Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe operatorët e biznesit të cilët merren me importin dhe përpunimin e produkteve me prejardhjeje shtazore (mishit të ngrirë).

Në takim u diskutua për zgjidhjen e problemeve në portin e Durrësit, për produktet me prejardhje shtazore të cilat vijnë nga importi, vonesat të cilat janë duke u shkaktuar gjatë procesit të kontrollit, ku në diskutim prioritet iu dha zgjidhjes së problemit dhe thjeshtësimit të procedurave të kontrollit me qëllim të kalimit më të shpejtë të tyre dhe uljes së kostos së shpenzimeve.

Si problematika aktuale të paraqitura nga komuniteti i biznesit në sektorin e industrisë së mishit të cilat janë duke ndodhur në Portin e Durrësit dhe janë diskutuar në takim: Skanimi i ngarkesave, pritjet e gjata për kontroll të cilat shoqërohen me kosto të larta nga qëndrimi i ngarkesave në port dhe procedura jo adekuate gjatë realizimit të kontrollit të produkteve me prejardhje shtazore (mishit të ngrirë).

Bizneset nuk e kundërshtojnë procesin e kontrolleve zyrtare, por kërkojnë lehtësim dhe përshpejtim të këtyre procedurave që bizneseve mos t’u shkaktohet kosto.

Kërkesë nga bizneset, importuesve nga Kosova ishte që ky proces i kontrollit të kryhet në Kosovë nga Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, institucionet ligjzbatuese.
A

mbasadori i Republikës se Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka potencuar se dialogu në zgjidhjen e problemeve është thelbësor dhe ka përkrahur që kjo çështje të adresohet tek autoritet shtetërore shqiptare dhe të ofrohet zgjidhje praktike, të eliminohen këto barriera mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur…