Oda Tregtare Kosovaro-Turke shtroi iftar për qytetarë, i pranishëm edhe Kurti
Oda Tregtare Kosovaro-Turke, ka organizuar iftar për qytetarët e Prishtinës në Tendën e iftarit në Pllatonë e Pallatit të Rinisë.
I pranishëm në këtë iftar ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi, ministri Sveçla dhe shumë zyrtar tjerë.
Kështu është bërë e ditur nga OTKT-ja.
Njoftimi i plotë i Odës…:
Oda Tregtare Kosovaro Turke organizoi një darke iftari për qytetarët e Prishtinës në Tendën e iftarit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë organizim morri pjesë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog z. Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë z. Tunç Angılı, Këshilltarja e Tregtisë në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë znj.Gözde Eroğlu, Kryetari i OTKT-së z.Abdurrahman Balkız si dhe anëtarë të tjerë të OTKT-së dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Kosovë.
—
Kosova Türkiye Ticaret Odası, Priştine’de Gençlik Sarayı’ndaki İftar Çadırında Priştinelilere bir iftar yemeği düzenledi. Bu organizasyona, Kosova Başbakanı Sn. Albin Kurti, Avrupa Entegrasyonu, Kalkınma ve Diyalogdan Sorumlu Birinci Başbakan Yardımcısı Sn. Besnik Bislimi, İçişleri Bakanı Sn. Xelal Sveçla, Türkiye Cumhuriyeti Priştine Büyükelçisi Sn. Tunç Angılı, Türkiye Cumhuriyeti Priştine Büyükelçiliği Ticaret Müşaviri Gözde Eroğlu ve KTTO Yönetim Kurulu Başkanı Sn. Abdurrahman Balkız’ın yanı sıra KTTO’nun diğer üyeleri ve Kosova’daki Türk kurumlarının temsilcileri katıldı.